Lajme

11 August 2017

Baby G ofendon ish mikun e saj, Mozzikun

Vetëm pak ditë më parë Baby G ka bërë publik largimin e saj nga shtëpia diskografike “ZzapnChriss”. Edhe pse u përfol për një largim miqësor nga kjo studio regjistrimi, duket se marrëdhënia mes artistëve është acaruar.

Ka qënë Baby G, ajo që përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, përflitet se ka ofenduar ish-kolegun dhe mikun e saj, Mozzik.

Sipas mediave, përflitet se postimi i këngëtares i është drejtuar pikërisht reperit, duke u tallur me tekstin e këngës “Kuks”, pasi raportohet se kjo këngë është një formë ironie për të, duke qënë se është nga Kukësi.

Në postimin e saj, Baby G e ka quajtur Mozzik “p*ssy boy”. Deri më tani nuk ka pasur një reagim nga ana e reperit, por ne presim…

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com