Lajme

04 May 2017

Balmain bashkëpunon me kompaninë e njohur L’Oréal Paris

Lideri i bukurisë L’Oréal Paris ka shpallur bashkëpunimin ekskluziv me Balmain, duke shenjuar kështu për herë të parë bashkëpunimin me një shtëpi mode. Olivier Rousteing, drejtori kreativ i shtëpisë franceze të modës do të sjellë vizionin e tij ikonik në këtë koleksion limited edition, i cili do të lançohet në shtator gjatë Javës së Modës në Paris.“L’Oreal Paris dhe Balmain ndajnë të njëjtin vizion të fortë feminiliteti dhe të njëjtin qëllim, të fuqizojnë imazhin e femrës dhe t’i ofrojnë atyre mënyra të ndryshme për të pasqyruar veten e tyre”- tha Rousteing.
Edhe pse Balmain ka bashkëpunuar me brande të tjera si H&M, kjo është hera e parë në fushën e produkteve të bukurisë. Ai do të ekzekutojë 12 ngjyra të reja tek buzëkuqët e këtij koleksioni, nga ngjyrat dhe paketimet e veçanta që do të ngelen surprizë deri në shtator.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com