Bar Rafael sjell në jetë vajzën e saj Elle
Modelja 32-vjeçare, Bar Rafael ka mirëpritur ardhjen në jetë të fëmijës së saj të dytë. Për “Page Six” një zëdhënës i spitalit ka thënë se “Ajo është shumë mirë”. Ai gjithashtu konfirmoi se Rafaeli dhe bashkëshorti i saj, Adi Ezra, e kanë quajtur vajzën Elle. Ata janë gjithashtu prindër të një tjetër vajze, Liv, e cila është një vjeçe.