Basha uron Ditën e Flamurit, por bën lëmsh historinë!Kthehet në meme
Përt të gjithë ata që e kanë urryer me gjithë shpirt lëndën e historisë dhe mezi ia dilnit të fiksonit datat kryesore, merreni shtruar pasi ne, ata atje, madje edhe Lulzim Basha dora vetë i bëjmë ngjarjet lëmsh e li.
Ditën e sotme, Basha gjendej te Varrezat e Dëshmorëve në kryeqytet ku pati në plan të mbante një fjalim të shkurtër rreth ngjarjes historikë, pa e ditur se në të qindtat e sekondit do të shndërrohej në memen e 28 nëntorit.
“Sot përkulemi me nderimin më të thellë para simbolit tonë kombëtar, flamurit të Kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944!”
“1444” u vetëkorrigjua.
Tani një sekondë!
Pikë së pari nuk është dita e flamurit që Gjergj Kastriot Skëndërbeu ngriti në kalanë e Krujës. Por edhe nëse do të bëhej fjalë për këtë flamur, data e saktë është 28 nëntor 1443 dhe jo 1444.
Ne sot festojmë ngritjen e flamurit në Vlorë nga Ismail Qemali në 1912- n.
Tani, kujt nuk i shpëtoi kjo gafë do thoni ju? Edi Ramës, kujt tjetër!
Pa u vonuar, Rama postoi këtë video në llogarinë e tij në Instagram: