Bashkëpunimi i radhës i Era Istrefit përsëri me një artist me famë ndërkombëtare
Pas publikimit të “Origami-t” në bashkëpunim me dj e huaj Maphorisa, Era po bëhet gati për bashkëpunimin e radhës dhe këtë e ka lajmëruar me anë të një postimi në Instastory.
Në foton e postuar Era shihet përkrah këngëtarit dhe dj me famë botërore Claydee, foto kjo e shoqëruar me përshkrimin “Working with Claydeeoffical”, duke na lënë të kuptojmë se një bashkëpunim i ri do të vijë së shpejti.
Këtë bashkëpunim e ka konfirmuar edhe Claydee me një postim në Instastory ku shkruan “New music” dhe shfaqet në shoqërinë e Erës.