Bashkëshortja e Michael Bubble rrëfehet rreth frikës dhe dhimbjes për djalin e saj
Luisana Lopilato, bashkëshortja e Michael Buble ka përshkruar momentin e tmerrshem që zbuloi se djali i tyre 3-vjeçar vuante nga kanceri.
Lusiana Lopilato fillimisht i ishte thënë nga doktorët në Argjentinë se djali vuante nga shytat, duke i dhenë antibiotikë për infeksionin në fyt.
Por për shkak të frikës së ndonjë tumori të mundshëm, ajo fluturoi për në Amerikë për teste të mëtejshme ku zbuloi sëmundjen e rëndë të djalit të saj. “Eshtë shkatërruese për çdo prind që merr lajme të tilla siç morëm ne për Noah”, ka thënë aktroja.
Ajo ka zbuluar gjithashtu se nuk ka mundur t’i tregojë Michael që po udhëtonte drejt Amerikës sepse ai kishte një intervistë të rëndësishme në Angli.
Por pavarësisht kohës së tmerrshme që kanë kaluar, Luisana është tepër e lumtur që gjithçka ka marrë fund dhe se djali është një gjendje të mirë shëndetësore.