Bashkëshortja e ndalon të shkojë në eventin bamirës aktorin e njohur
George Clooney ka thënë se ai është ndaluar nga bashkëshortja e tij për të qënë pjesë e një eventi bamirës pasi ata po numërojnë ditët për pritjen e ëmbël të binjakëve.
Clooney 56-vjeç, është bashkëthemeluesi i çmimit “Aurora Prize for Awakening Humanity”, i cili i jepet një personi, veprimet e të cilit kanë shpëtuar jetë njerëzish si dhe ka punuar për çështje të rëndësishme humanitare.
Këtë vit, aktori ka shpjeguar mungësën e tij në këtë event përmes një video mesazhi, duke thënë se do të jetë atje me shpirt por jo fizikisht pasi bashkëshortja e tij, Amal, nuk do ia falte kurrë nëse ai do humbiste ardhjen në jetë të binjakëve.