Batanija e fëmijës së sapoardhur në jetë i Kate dhe Princit William pjesë e një tradite 70-vjeçare
Ardhja në jetë i fëmijës së tretë të familjes mbretërore ka qenë lajmi kryesor e ditëve të fundit. Mediat kanë marrë çdo detaj dhe e kanë analizuar, deri te batanija me të cilën ishte mbështjellë Princi në daljen e parë publike.
Ajo çka është zbuluar është fakti që kjo batanije i përket një tradite 70 vjeçare të familjes mbretërore. Ajo mban firmën e G.H. Hurt & Sons, dhe është shfaqur për herë të parë kur mbretëresha dhe bashkëshorti i saj Princi Philip i prezantuan botës princ Çarls.
Vite më vonë, edhe Princeshë Diana ndoqi gjurmët e vjehrrës duke përdorur një batanije G.H. Hurt & Sons për dy djemtë, Princ William dhe Princ Harry-in.
Ndërsa tani në mënyrë simbolike edhe Dukesha Kate dhe Princ William e risollën këtë batanije duke vazhduar traditën me fëmijën e parë, të dytë dhe të tretë.