Beatrix e tronditur i bën thirrje autoriteteve të vendosin drejtësi, ja çfarë i ka ndodhur familjes së saj
Së fundmi, Beatrix ka treguar se ndjehet tej mase e revoltuar me një ngjarje aspak të këndshme që lidhet me babanë e saj të ndjerë.
Këtë revoltë ajo e shpreh përmes një statusi të publikuar në InstaStory, ku shkruan se ndjehet e tronditur nga prishja që iu është bërë varrezave në fshatin Llapashticë e Poshtme, vend ku gjendet i varrosur edhe babai i saj i ndjerë.
Këngëtarja gjithashtu shkruan se personi përgjegjës për këtë vepër të dënueshme, gjendet i lirë.
“Po shkruaj e tronditur…Ka një javë që ka ndodhur kjo tragjedi në fshatin tim, Llapashticë e Poshtme, dhe unë vetëm sot e mora vesh. Jam e tmerruar për faktin që kjo ngjarje nuk ka marrë vëmendjen e duhur. Ndërkohë që unë shkruaj personi përgjegjës për këtë është i lirë. Ky person ka dëmtuar gurët e 82 varreve, përfshirë edhe atë të babait tim dhe familjarëve të mi. Iu lutem autoriteteve në Kosovë të bëjnë të mundur zbardhjen e çështjes dhe të vendosin drejtësi për personin përgjegjës. Nuk bëhet fjalë vetëm për dëm material, ajo çfarë më vret më shumë është dëmi emocional”, ka shkruar Beatrix Ramosaj.