Beatrix Ramosaj na njeh me të dashurin e ri, djalin simpatik që i ka rrëmbyer zemrën
Vitin 2017 Beatrix Ramosaj e nisi me një thyerje zemre pas ndarjes nga i dashuri, dhe po e mbyll e lumtur në krahët e të dashurit të ri.
Vetëm pak ditë para atmosferës festive të ndërimit të viteve, këngëtarja ka prezantuar arkitektin me të cilin ka nisur një romancë, ende pa u mbushur një vit nga ndarja.
Gjithsesi, për artisten ajo tani konsiderohet histori e vjetër, nga e cila ruan si kujtim këngën “Dhoma 609”, që ishte dedikim për ish-in, djalin simpatik nga Tirana, Ervi Cenollin.
Pak ditë më parë, 23-vjeçarja postoi një foto mes miqsh në Instagram, mes të cilëve është edhe partneri i ri, arkitekti Erind Bejleri.
Me foton në fjalë, Beatrix ndau me ndjekësit një nga të dielat e saj të lumtura pranë njeriut që i ka fituar zemrën.