Bebe Rexha anulon koncertet dhe trishton fansat e saj
Bebe Rexha, nëpërmjet një postimi të bërë në Instastory ka njoftuar ndërprerjen e koncerteve të saj, dhe ky lajm ka trishtuar të gjithë fansat e saj. Kjo sepse ndërkohë që ishte duke shijuar koncertet, asaj i është dhënë urdhër nga doktorët se duhet të pushojë pasi kordat e saj vokale janë dëmtuar. Për shkak të rregjimit që duhet të mbajë këngëtarja e hitit “I Got You” është detyruar të ndërpresë koncertet e saj.
“Jam shumë e mërzitur që t’ju them se i jam nënshtruar një regjimi të rreptë vokali. Kështu që nuk do të jem në gjendje të performoj sonte në San Diego. Ju premtoj që do jua shpërblej me një rikthim të fuqishëm”, shkruan Bebe.