Lajme

25 August 2017

Bebe Rexha apo Harry Styles, këngëtarja përgjigjet

Këngëtarja me prejardhje shqiptare vetëm pak javë më parë ka ndryshuar look-un e saj duke i shkurtuar flokët e gjatë bjondë e duket se për këtë arsye është komentuar goxha nga publiku.

Ylli i hitit “The Way I Are” është ‘akuzuar’ se ka kopjuar ish pjestarin e grupit “One Direction” për look-un e saj si në stilimin e flokëve ashtu edhe në zgjedhjen e akserorëve.

Dhjetra meme me shkrimin “kush e ka veshur më mirë” kanë qarkulluar në rrjetet sociale e sigurisht që Bebe e ka vënë re dhe menjëherë është kundërpërgjigjur.

Këngëtarja bukuroshe ka postuar disa foto në Insta Story me të gjitha krahasimet e në fund ka shtuar “Fiton Harry! Sigurisht, që ai është më i bukur se mua”, duke u’a mbyllur gojën të gjithë zhurmuesëve online.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com