Lajme

24 July 2018

Bebe Rexha arrin një tjetër sukses me “Meant to Be” dhe nuk i përmban dot emocionet

Kënga “Meant to Be” nga Bebe Rexha dhe grupi i muzikës “country”, Florida Georgia Line rezultoi mjaft e sukseshme pavarësisht se vijnë nga dy rryma muzikore të ndryshme. Njëkohësisht ajo ka thyer çdo pritshmëri duke renditur për një kohë të gjatë në këngët më të dëgjuara të muzikës ‘country’.

Kjo gjë e ka emocionuar edhe Beben, e cila nuk ka nguruar ta ndajë gëzimin e saj me të gjithë ndjekësit në “Instagram”.

“’Meant To Be’ ishte diçka e papritur. Nuk e mendoja asnjëherë se një vajzë nga New York City që është rritur me muzikën pop do të përfshihej në botën e muzikës country. Më duhet të falënderoj për këtë gjë bashkëpunuesit Florida Georgia Line që kanë hapur botën time dhe më mësuan të besoja. Jam e lumtur që mund të bëjë muzikë që më jep mundësinë të shtyj limitet dhe veten time. Jam e lumtur për të gjithë dashurinë dhe ngrohtësinë nga komuniteti i muzikës country. Nuk mund ta pranoja asnjëherë këtë moment nëse nuk do t’u jepja nderimet e mia këngëtarëve të muzikës country që kanë influencuar tek unë. Johnny Cash, Dolly Parton, Taylor Swift, Carrie Underwood dhe shumë të tjerë. Kjo do të thotë të shkruash me gjithë zemër dhe të thyesh barrierat”, ka shkruar Bebe në ‘Instagram’.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com