Lajme

25 February 2017

Bebe Rexha dhe G Eazy janë më shumë se shokë?

|
By
|
0 Comment
|

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka qenë shumë e rezervuar përsa i përket jetës private. Por duket se së fundmi është duke u bërë publike një lidhje e mundshme e këngëtares me reperin amerikan G- Eazy.

Ata kanë bërë disa bashkëpunime si F.F.F, Me, Myself and I dhe pothuajse gjithmonë kanë shoqëruar njëri tjetrin nëpër turne dhe koncerte. Deri këtu mund të mendonim se janë thjesht miq dhe bashkëpuntorë të mirë, është zbuluar se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se kaq. Përveç faktit se ata janë të pandashëm, në disa prej fotove që Bebe Rexha ka postuar në rrjetet sociale, shihen disa komente të cilat i cilësojnë ata si një çift.

Bashkangjitur me foton e fundit me G Eazy, këngëtarja shkruan: “Shumë mirënjohëse për të”.

Very thankful for this one.

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Mbetet për tu parë në qoftë se Bebe dhe G Eazy janë një vetëm çift në jetën e tyre artistike apo atë reale.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com