Bebe Rexha dhe Nicki Minaj sërisht bashkë në “No Broken Hearts”
Bebe Rexha ka konfirmuar se këtë muaj do të publikojë singelin e ri i cili titullohet “No Broken Hearts”. Gjatë një interviste në “AMA” ajo gjithashtu zbuloi se në këtë këngë do të jetë e ftuar dhe një repere shumë e njohur, Nicki Minaj. Ky do të jetë bashkëpunimi i dytë i artisteve, pas hitit “Hey Mama”. Sipas një vezhgimi në Spotify, Minaj është artistja që jep ndihmën/promovimin më të madh në bashkepunimet e saj me një rritje dëgjimi prej 170+% pasuar nga Drake me 130+%. Kjo do të thotë se Bebe Rexha, këtë vit do të jetë … kudo. Këtu po ju sjellim një fragment të refrenit, të publikuar në Snapchat nga vete Bebe.