Bebe Rexha fiton çmimin në “Variety”, përlotet gjatë fjalimit: Për mua është një Grammy
Bebe Rexha fundjavën që lamë pas ka fituar një çmim të rëndësishëm nga “Variety Hitmakers Brunch 2018”.
Ajo u cilësua si kompozitorja më e mirë e vitit në West Hollywood të Kalifornisë të SHBA-së.Pasi mori çmimin gjatë fjalimit që po mbante ajo u përlot dhe videoja po bën xhiro në rrjetet sociale
“Ndonjëherë gjendemi duke kërkuar gjithnjë e më shumë e më shumë nga vetja dhe jeta por ky çmim për mua është një “Grammy””, tha ajo.
“Dikur e krahasoja veten time me të tjerët, por një ndër gjërat për të cilat jam krenare dhe mirënjohëse është aftësia ime për të shkruar këngë, aftësi që do ta kem edhe kur një ditë të ndaloj së performuari”, tha Rexha.