Bebe Rexha fiton një nga çmimet në iHeartRadio MMVAs
Bebe Rexha ka shënuar edhe një sukses në rrafshin ndërkombëtar.
Këngëtarja shqiptare ka marrë edhe një çmim, por kësaj radhe në shtetin kanadez.
Në fakt, biondina ka marrë çmimin në kategorinë “Bashkëpunimi” në MMVA iHeartRadio.
E gjithë kjo në saje të këngës së sjell në bashkëpunim me Florida Georgia Line, “Meant to Be”.
Pas kësaj 28-vjeçja ka falënderuar të gjithë fansat për përkrahjen që i kanë dhënë dhe çmimin do ta vendos në shtëpinë që e ka blerë.
“Faleminderit të gjithë atyre që më përkrahin në Kanada. Kjo është e mrekullueshme, nuk mund ta besoj që jam këtu. E dua Toronton dhe këtë çmimin do e vendos në shtëpinë time të re që posa e kam blerë. Prandaj, faleminderit shumë”, është shprehur ajo gjatë pranimit të çmimit.
Gjatë iHeartMusicRadio Much Music Video Awards, ajo po ashtu ka performuar edhe dy këngët e saj “I’m a Mess” dhe “Meant to Be”.