Bebe Rexha gati për sukseset e radhës
Bebe Rexha ka treguar se këtë 17 shkurt, do të publikojë albumin e saj të parë , ndryshe nga albumet në mënyrë tradicionale. Ajo ka treguar se ky album do te jetë i ndare në dy pjesë dhe jo rastësisht kjo datë sepse është dita kur Kosova feston përvjetorin e nëntë të pavarësisë.
Këngëtarja shqiptare jo vetëm që do të nxjerrë në treg albumin që do të titullohet “All Your Fault Pt 1” por ajo gjithashtu do të lançojë videoklipin më të ri me artistin me famë ndërkombëtare G-Eazy. Ky do te jetë bashkëpunimi i dytë i Bebe-s me reperin ,i cili do të titullohet “Fuck Fake Friends”. Gjithashtu Bebe ka treguar për fansat dhe një pjesë të vogël nga videoklipi në adresën e saj në Snapchat, ku shpesh I mban të update-uar fansat e saj me çdo gjë të re nga karriera por jo vetëm.