Bebe Rexha jo vetëm këngëtare, së shpejti pjesë e filmit “Home”
Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Së fundmi përveç koncerteve anembanë globit, ajo është duke punuar në projekte të reja muzikore dhe filmike.
Bebe është bërë pjesë e filmit “Home”, regjisor i së cilës është David Ayer. Një lajm i tillë është bërë i ditur përmes një mesazhi të publikuar në Instagram nga vetë Rexha. “Home, së shpejti nga David Ayer”, ka shkruar në llogarinë personale të Instagramit, Rexha.
Bebe gjithashtu për shkak të një sëmundjeje me fytin ka anuluar të gjitha koncertet që kishte planifikuar për pjesën e mbetur të këtij viti, por ajo ka paralajmëruar se do të rikthehet fuqishëm me koncertet gjatë vitit 2018.