Bebe Rexha merr “dhuratën” e veçantë nga Kim Kardashian
Kim Kardashian, e cila njihet si një prej femrave më të suksesshme në botë.përveç modelingut, ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe në biznes. Së fundmi, Kim ka nxjerr në shitje linjën e saj të produkteve të kozmetikës, në bashkëpunim me grimerin shqiptar, Mario Dedivanovic.
37-vjeçarja ka vendosur që disa nga produktet t’i shpërndajë te shoqëria e saj e afërt për promovim. E njëra ndër to që pati fatin të marrë një dhuratë të tillë nga Kim, ishte edhe këngëtarja Bebe Rexha.
Këngëtarja shqiptare publikoi në InstaStory disa imazhe të produkteve kozmetike të linjës K&M, ndërsa shkruante falënderime për Kimin dhe Marion.