Lajme

23 April 2018

Bebe Rexha ndan me ndjekësit momente nga prapaskena, bashkë me të edhe grimieri i njohur shqiptar

Bebe Rexha ka sjellë një pjesë nga prapaskena, gjatë përgatitjeve para performancave skenike.

Këngëtarja e famshme shqiptare gjithmonë kujdeset që të duket bukur para daljes në skenë, prandaj rreth saj angazhohet një staf i madh.
Për më shumë, 28-vjeçarja dukjen e saj ia ka besuar një shqiptari – grimerit dhe stilistit të njohur, Mario Dedivanovic.

Në një video të publikuar në Instagram, shihen të gjithë njerëzit që merren me rregullimin e saj.
Aty është edhe Mario, me të cilin Rexha ka bërë edhe një pozë para fotografëve.

“Kështu duket në të vërtetë prapaskena”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e videos.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com