Bebe Rexha ndryshon look dhe nuk do iu besoni syve….
Këngëtarja me origjine shqiptare, Bebe Rexha është ndër emrat më të suksesshëm në tregun ndërkombëtar. Ajo njihet vazhdmisht për ndryshimet në look duke treguar në këtë mënyrë se nuk e ka aspak problem që të eksperimentojë me pamjen e saj.
Por së fundmi, ajo përmes disa fotove të publikuara në rrjetin social “Instagram” zbuloi edhe pamjen e saj dhe duhet ta pranojmë se na habiti. Harrojeni Bebe Rexhën me flokët e saj biondë sepse tani do ta shihni me flokë me ngjyrë rozë.
Madje, ajo flokët i kishte kombinuar me një bluzë me po të njëjtën ngjyrë.