Bebe Rexha për revistën FAULT: Kënga që shkruajta për Eminem më ndryshoi jetën
Krijuesja e hitit ‘In name of Love’ ende nuk ndihet sikur i takon industrisë së muzikës, por ngadalë po arrin famën ndërkombëtare.
E pyetur nëse po përballet me famë, ajo i tha revistës Fault se aspak nuk ndihet se i përket botës hollivudiane.
“Jo aspak, ende ndihem sikur nuk i përkas. Nuk më është dorëzuar kurrë suksesi në një pjatë të argjend! Kam qenë gjithonë e palodhur dhe paksa ndryshe.”, tha ajo.
Ndër të tjerash, ajo thekson se ishin dështimet ato që shërbyen si frymëzim, ngase dështimi është pjesë e pandashme e jetës së çdo njeriu, dhe tani është e lumtur që ka një projekt të tillë që e përmbyll me sukses.
Artistja foli edhe për projektin që punoi për Eminem dhe Rihanna, “Monster”. “Kjo këngë ndryshoi perceptimin e të gjithëve ndaj punës time, kush unë isha dhe tanimë unë kisha pavarësinë të bëja muzikën siç doja jo si të tjerët më thonin.”-tregoi ajo.
“Unë kam qenë shumë e zëshme dhe e ndershme në lidhje me luftën time të vazhdueshme me ankthin dhe depresionin. Doja të krijoja një video dhe këngë që tregonte të vërtetën time. Kjo video është një festë për mua më në fund duke qenë në gjendje të pranoj papërsosmëritë e mia. Unë jam në rregull me faktin e të mos qenit në rregull gjatë gjithë kohës. Nëse ndjeheni i vetëm ose i humbur, ju lutem dijeni që nuk jeni, dhe ju jeni i dashur”, është shprehur Bebe Rexha rreth projektit të fundit.