Bebe Rexha tregon pse është ende beqare dhe nuk ka nevojë për një mashkull
Bebe Rexha nuk di të ndalet me sukseset e saj të njëpasnjëshme. Ajo gjithmonë e më tepër pos jell produksione muzikore që jo vetëm po shndërrohen në hite por edhe po fitojnë çmime të rëndësishme. Por për sa i përket jetës private, Bebe duket se vazhdon të jetë beqare që prej vitit 2015 kur ajo i dha historisë me ish-të dashurin e saj Alex.
Këngëtarja ka zgjedhur të mos ketë asnjë mashkull në krah dhe këtë gjë e konfirmon herë pas here me postimet e saj në rrjetet sociale ku tregon se ka zgjedhur të jetë e pavarur dhe është e lumtur për sukseset e arritura. Së fundmi, ajo ka postuar një foto bashkëngjitur së cilës shkruan: “Nuk kam nevojë për një mashkull. I paguaj vetë të gjitha”.