Bebe Rexha vjen në Shqipëri dhe uron në mënyrë të veçantë Monika Kryemadhin
Këngëtarja Bebe Rexha duket se është shumë përkrahëse e kushërirës së saj dhe të drejtave të femrave në vendimmarrje.Këtë gjë e ka dëshmuar me veprimin e fundit, duke uruar, Monika Kryemadhin për zgjedhjen kryetare e LSI-së.Bebe e ka theksuar faktin që Monika bëhet femra e parë lidere e një partie në Shqipëri, e kjo gjë tregon fuqinë e gjinisë femërore.
“Duhet ta përgëzoj kushërirën time ,që u bë gruaja e parë që drejton një parti politike në Shqipëri !! Aq krenare. E di që do të bësh më të mirën për Shqipërinë. #FuqiaeVajzave” është mbishkrimi i Bebes sipër imazhit të Monika Kryemadhit.
Kujtojmë që këngëtarja kishte publikuar një video që tregoi se po udhëton për në Shqipëri, por nuk është zbuluar arsyeja e kësaj vizite.