Lajme

29 January 2018

Bebe Rexha vlerësohet maksimalisht për paraqitjen e saj nga Allure

Revista e njohur botërore, Allure, ka shpallur Bebe Rexhën prej yjeve që janë dukur më së bukuri në ceremoninë e 60-të jubilare të Grammy Aëards.

Ngjarja më e madhe muzikore në botë i pa duke shkëlqyer yjet shqiptare.
Por, kishte të tilla që i besuani duarve të shqiptarëve për t’u bukur bukur.

Këtë e bëri edhe Bebe Rexha e cila grimin ja besoi shqiptarit të njohur, Mario Dedivanovic. Shqiptari nga Mali i Zi që u bë i njohur pasi punoi me yje si Kim Karadshian e bëri Beben të duket vërtet të veçantë.
“Këngëtarja na dha një tjetër arsye pse duhet t’i duam tonalitetet rozë dhe të kuqe në grimin e syve. Mario Dedivanovic i dha Bebe Rexhës një dukje të hijezuar mjaft të kënaqshme që është kombinim i hijezimeve më në trend. Ai kombinoi dukjen me buzëkuq të tejdukshëm, qerpikë të zgjatur dhe mollëza të theksuara”, shkruan në përshkrimin e detajuar të Allure.
Mario Dedivanovic duket se ka meritën më të madhe pse edhe fustani i Bebes ishte mjaft i pëlqyer pasi u kombinua shumë në paraqitjen e saj.

Bebe Rexha nuk ishte e nominuar për Grammy, por fitoi një çmim si bashkë-autore e një prej këngëve më të mira të përzgjedhura në këtë ceremoni.

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com