Lajme

19 November 2018

Bebe Rexhës i vjedhin varësen e shtrenjtë në aeroport dhe ka një kërkesë për të gjithë ne

Këngëtares shqiptare, Bebe Rexha i është thyer zemra pasi dikush në aeroport i ka vjedhur varësen e cila për të ishte një gjë mjaft e rëndësishme

Ajo ka hyrë në Twitter për të treguar se në udhëtimin e saj të fundit, dikush i ka vjedhur gjerdanin me emrin e saj “Bebe”, të cilin e mbante pothuajse kudo me vete.

“Më është thyer zemra. Dikush në aeroport më vodhi gjerdanin Bebe”, shkruan këngëtarja.

Ndërkohë në një postim të dytë ajo u bën thirrje të gjithë ndjekësve që nëse e hasin gjerdanin e saj në internet ta njoftojnë:

“Nëse dikush e sheh teksa del në shitje në internet, ju lutem të më njoftoni. Mos e blini”, ka shkruar Bebe.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com