Lajme

03 November 2016

Beckham zevendesohet nga The Weekend

||
0 Comment
|

H&M po e mbyll bashkëpunimin 5-vjeçar me David Beckham, të cilin do ta zëvendësojë me The Weeknd.

Muzikanti, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, do të krijojë koleksionin e tij të vetë të veshjeve për meshkuj, që do të jenë në dispozicion nga 2 marsi.

“Qëllimi është që të tërheqë blerësit e rinj”, raporton “Business of Fashion”. Ai do të bëjë një editim të veshjeve të preferuara të H&M, për një gamë të titulluar “Spring Icons Selected nga The Weeknd”.

Bashkëpunimi i Beckham me H&M do të përfundojë këtë dimër, por marka thotë se do ta lerë të hapur mundësinë për të bashkëpunuar me të në të ardhmen.

Që kur nisi bashkëpunimi i tyre në 2011-n, linja e Beckham është zgjeruar në një koleksion të gjerë, duke përfshirë kostume dhe veshje të thurura.

david

the-weekend

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com