Lajme

05 February 2019

Befason Jonida Maliqi! Do të bëj atë që se ka bërë askush më parë në Eurovision

Në muajin Maj të këtij viti, Jonida Maliqi do të përfaqësojë shqipërinë në Eurovsion 2019, në Izrael, me këngën “Ktheju tokës”.

Performancat shqiptare ndër vite janë kritikuar për skenografinë e vakët dhe pa një përfaqësim dinjitoz përsa i përket kurimit artistik.

Këtë vit, Jonida ka ndërmarrë një sfidë të re.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja është shprehur se do të trakasë në shumë kompani të mëdha biznesesh për të kërkuar mbështjetje financiare e për të përfaqësuar shqipërinë në mënyrë dinjotoze.

“Kur mendon se duhet të përfaqësosh vendin tënd dhe unë do të mundohem maksimalisht që ta përfaqësoj denjësisht atë, na duhen dhe suporte të rëndësishme, pikërisht nga njerëzit tanë. Kështu që unë, përpos gjithë angazhimit që ka marrë RTSH, marr përsipër të iki t’i takoj personalisht si një ambasadore e Shqipërisë, si një artiste, si një qytetare. Kërkoj suportin e të gjithëve atyre që e mbështesin këtë gjë”, shprehet Jonida.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com