Lajme

07 April 2018

Belen Rodriguez kritikohet për ndërhyrjet estetike

Belen Rodriguez është një nga personazhet e botës së showbiz mjaft e diskutuar në rrjetet sociale. Së fundmi kanë filluar të qarkullojnë disa foto kur Belen ishte 16 vjeç.

Kjo ka sjellë mjaft komente në rrjetet sociale, ku fansat janë ndarë në dy grupe, ata që vlerësojnë bukurinë e saj edhe kur ishte adoleshente dhe ata që kritikojnë ndërhyrjet e shumta që ka bërë në trup veçanërisht në gjoks.

“As buzëqeshjen nuk e ka të sajën”, “Nëse shkon te kirurgu është sepse nuk të pëlqen ajo që je dhe bëhesh ajo që do të jesh”, janë disa prej komenteve në rrjetet sociale.

Në fakt, fotografitë tregojnë një ndryshim të madh të argjentinases kur ishte vetëm 16 vjeç dhe tani që ajo ka kaluar moshën 33 vjeçare.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com