Bella Hadid dhe The Weeknd më në fund bashkë?
Bella Hadid dhe The Weeknd kanë ngritur edhe më shumë dyshimet për një ribashkim mes tyre. Modelja bukuroshe dhe këngëtari, të cilët u ndanë vitin e kaluar, përfliten se janë në një kontakt të vazhdueshëm dhe se janë shumë të dashuruar me njëri – tjetrin.
Një burim ka zbuluar për “US Weekly” se Bella dhe The Weeknd kanë nisur të komunikojnë vazhdimisht me njëri-tjetrin, nëpërmjet mesazheve.
“Bella-n e kishte marrë shumë malli për të. Ata janë të lumtur që gjërat kanë marrë këtë drejtim. Vazhdojnë të jenë ende shumë të dashuruar”, ka thënë burimi për gazetën.