Bella Hadid dhe Weeknd shihen bashkë, çpo ndodh me dyshen?
Sipas raportimeve të bëra së fundmi, Bella Hadid dhe The Weeknd kanë kaluar kohë nën shoqërinë e njëri- tjetrit.
Një burim për “People” ka bërë të ditur se ish i dashuri i Selena Gomez, emri i vërtetë i të cilit është Abel Makkonen Tesfaye, është parë të largohet nga apartamenti i Hadid por mësohet gjithashtu se dyshja nuk janë rikhyer së bashku.
“Ai ka nisur të bisedojë vazhdimisht me Bella dhe dalin me njëri-tjetrin shumë por ata nuk janë rikthyer sëbashku. Ata kanë ende ndjenja për njëri-tjetrin. Abel nuk ka ndalur kurrë së dashuruari Bella-n”, shprehet burimi.