Bella Hadid: “Krenare që jam myslimane”
Modelja Bella Hadid së fundmi është pjesë e revistës “Porter”. Modelja 20-vjeçare ka pozuar para fotografit Terry Richardson duke sjellë imazhe tejet provokuese për revistën. Gjatë intervistës Bella u shpreh se ndihet krenare që është myslimane.
Bella Hadid u pyet rreth qëndrimit të presidentit amerikan, Donald Trump sa i përket emigrantëve dhe në veçanti politikave që udhëheq kundër myslimanëve. “Babai im erdhi si emigrant në SHBA. Ai ishte gjithmonë një njeri i devotshëm dhe gjithmonë lutej me ne. Jam krenare që jam myslimane”, tha bukuroshja.
Hadid shtoi se të qenit një fëmijë i imigrantëve, i ka dhënë një pamje ndryshe të jetës duke e vlerësuar çdo minutë për të bërë gjëra të mira.