Bella Hadid pjesë e protestës në Londër kundër vendimit të presidentit Trump
Bella Hadid iu bashkua një protestë në Londër kundër vendimit të fundit të presidentit amerikan, Donald Trump për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Kjo ka bërë që të shpërthejnë protestat anembanë globit duke përfshirë edhe kryeqytetin britanik të Londrës.
Qindra britanikë iu drejtuan ambasadën amerikane në Londër për të protestuar ndaj vendimit të Presidentit Trump. Protestat janë pjesë e një reagimi global ndaj lëvizjes së Trumpit, ndërsa protestuesit e zemëruar u janë bashkuar mitingjeve anembanë globit pasi grupi Hamas bëri thirrje për një “protestë zemërimi”, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të presidentit amerikan.
Modelja, e cili është ka babanë palestinez dhe nënë holandeze, mori pjesë në protestë e veshur me një fustan të ngushtë të kuq. Ajo marshoi me demonstruesit për disa minuta para se të largohej me veturën të drejtuar nga një shofer personal.