Lajme

18 January 2018

Bella Hadid shkakton të qeshura me fotot e saj nga praktika e skive

||
0 Comment
|

Modelja Bella Hadid ka shënuar një vit të suksesshëm në karrierën e saj duke u renditur e 9-ta në 10-shen e modeleve më të paguara të vitit, listë kjo që u publikua nga revista Forbes.

21-vjeçarja së fundmi ndodhet në Itali në kuadër të javës së modës të meshkujve në Milano. Atje Bella ka vendosur të praktikojë sportin e ski-së dhe pamjet e shkëputura nga praktika e saj shkaktojnë vërtet humor.

Edhe vetë modelja ka qeshur me përpjekjet e saj të dështuara ndërkohë që momentet e rrëzimit nuk duhen humbur pa u parë. Pjesën më të madhe të kohës ajo e ka kaluar duke parë shoqërinë e saj teksa po bënin ski si profesionistë kurse Bella i ka argëtuar me rrëzimet e saj epike.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com