Bella Hadid shkëlqen në fotot për fushatën reklamuese të Giuseppe Zanotti
Ajo vazhdon të jetë shumë aktive me fushatat e ndryshme publicitare me markat më të mëdha të modës në botë dhe këtë herë Bella Hadid ka pozuar për Giuseppe Zanotti.
Për linjën pranverë-verë 2018, modelja e famshme ka reklamuar këpucët e stilistit italian.
Problemi i vetëm i kësaj fushate publicitare është se Bella në foto është shumë pak e veshur dhe vështirë se sytë do të shkojnë te ato që ka veshur në këmbë.