Bella Hadid sjell stilin e vjetër të Hollivudit në Festivalin e Kanës
Festivali i Kanës këtë vit erdhi me shumë surpriza për sa i përket veshjes së vipave. Bella Hadid ishte ajo e cila tërhoqi vëmendjen me fustanin e saj të argjendtë që nga shumë kritikë u komentua se ajo solli stilin e e vjetër të Hollivudit.
Por Hadid më pas u shfaq në tapetin e kuq me një fustan priceshe ngjyrë të zbehtë dhe me flokë të drejtë që e tregonin atë mjaft bukur, nuk munguan as diamantet rreth qafës së saj.
Gjatë fundjavës, Hadid në festën e organizuar nga Dior dhe Madame Figaro, u shfaq me fustanin e saj të kuq dhe me flokët e kapur.
Ajo gjithashtu ishte pjesë e sfilatës së modës për Relief, ndërkohë që i dashuri i saj The Weeknd ishte ulur në vendin e parë.