Lajme

02 August 2017

Bella Hadid sqaron statusin e saj

|
By
|
0 Comment
|

Pas ndarjes nga The Weeknd, Bella Hadid ka qenë e lidhur me disa persona, të paktën sipas raportimeve të mediave të ndryshme.Megjithatë, ajo e ka bërë të qartë se ajo nuk është në lidhje dashurie – veçse me veten.Të hënën, supermodelja ka zgjedhur llogarinë e saj në Twitter për t’i dhënë fund të gjitha thashemetheve.

“Vetëm të jemi të qartë…unë nuk jam në lidhje me askënd. Jam në lidhje me veten dhe lumturinë time, për momentin”, ka thënë Hadid.
Ky postim i modeles vjen pas një fotografie që u shfaq nëpër media ku ajo shihej duke kaluar kohë me DJ Daniel Chetrit në New York.
Kjo nuk është hera e parë që Hadid duhet të sqarohet lidhur me statusin e saj. Në muajin qershor, pas thashethemeve se është në lidhje me modelin, Jordan Barrett, ajo e kishte bërë të ditur se nuk është në lidhje dashurie, madje tha se Barrett ishte si vëlla për të.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com