Ben Affleck flet për varësinë e tij ndaj alkoolit
Ben Affleck ka zbuluar ditën e martë se sapo ka përfunduar trajtimin për varësinë nga alkooli në një qendër rehabilitimi.
Aktori, i cili është trajtuar nga varësia e alkoolit edhe në vitin 2011, është parë për herë të fundit në publik në eventin e “Oscars” më 26 shkurt.
Affleck e ka përshkruar trajtimin sekret si shkallën e parë të një rruge të gjatë për një shërim përfundimtar.
Në një deklaratë të bërë në faqen e tij zyrtare në Facebook, ai është shprehur: “Sapo kam përfunduar trajtimin për varësinë ndaj alkoolit, diçka me të cilën jam përballur në të shkuarën dhe do të vazhdoj të përballem”.
“Dua të kem një jetë sa më të mirë dhe të jem babai më i mirë i fëmijëve të mi. Dua që fëmijët e mi ta dinë se nuk është aspak turp të marrësh ndihmën e nevojshme dhe të jesh një burim force për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë dhe që janë të friksuar ta marrin hapin e parë”.
Affleck ndër të tjera ka falenderuar ishbashkëshorten, Jennifer Garner me të cilën ka 3 fëmijë, dhe miqtë e tij që i kanë qëndruar pranë.