Lajme

07 February 2019

Bëri ç’mos të bënte seks me Rihannën, dënohet përndjekësi i artistes

Një person nga Kalifornia i cili u arrestua në shtëpinë e Rihannës në Hollywood Hills vitin e kaluar, me shpresën për të kryer marrëdhënie seksuale me këngëtaren, u shpall fajtor të mërkurën nën akuzat për vjedhje, vandalizëm dhe rezistencë ndaj arrestimit në lidhje me incidentin e majit të vitit 2018.

Njeriu, emri i të cilit është Eduardo Leon, pranoi pesë vjet liri me kusht për incidentin e 9 majit të vitit 2018, shkruan DailyMail.
Ai do të ishte përballur me gjashtë vjet burg në lidhje me incidentin, thuhet sipas zyrtarëve.
Leon, duhet të hyjë në një program me Zyrën e Diversitetit të Qarkut në Los Angelesit, që synon stabilizimin e njerëzve që kanë kryer krime dhe kanë ‘çrregullime mendore ose përdorin substanca narkotike, përfshirë personat që janë të pastrehë”.

Këngëtarja e hitit “Umbrella”, e cila nuk ishte në Los Angeles në kohën e incidentit, ka një urdhër mbrojtjeje penale ndaj Leonit, për të cilin autoritetet thanë se kaloi 12 orë në rezidencën e saj para se të vërehej nga rojet.

Zyrtarët thanë se Leon kërceu mbi një gardh për të fituar qasje në pronë dhe më pas ishte në gjendje të çarmatoste konfigurimin e alarmit të shtëpisë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com