Lajme

15 March 2018

Besa Kokëdhima paralajmëron një surprizë për 1 prill

Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima gjatë muajit shkurt solli një sesion interesant akustik, me këngë të njohura në gjuhën angleze. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram Besa ka paralajmëruar se më datë 1 prill do të sjellë produksionin e ri muzikor. Nga imazhi i publikuar lihet të kuptohet se titulli i këngës do jetë “Lost”.

“Përgatiteni veten”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë të ditur se ka një befasi të veçantë për publikun. Mesa duket, këngëtarja ka ndër mend të synojë tregun e huaj, dhe gjithmonë ka preferuar të jetë e rezervuar duke mos dhënë shumë detaje.

Prepare yourselves…01.04.2018

Un post condiviso da Besa (@besaofficial) in data:

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com