Besa Kokëdhima premton shumë surpriza në ditët në vijim
Besa Kokëdhima po bën rreth një vit që nuk ka realizuar ndonjë projekt të ri muzikor. Ajo është angazhuar më së shumti me ripunime këngësh që janë shumë të njohura në mbarë botën.
Por mësohet se këngëtarja po përgatit një surprizë shumë të madhe për të gjithë fansat e saj.
Besa prej disa kohësh është shpërngulur në Paris të Francës, për të ndjekur studimet. Por jo vetëm kaq ajo po përgatit edhe një album muzikor në gjuhën frënge dhe për këtë këngëtarja do të bashkëpunojë edhe me disa nga emrat më të njohur të muzikës franceze.
Por Besa ka menduar që të sjellë këngë edhe në shqip, ndaj duhet të presim që të zbulojmë të gjitha surprizat që këngëtarja ka rezervuar.