Lajme

10 May 2018

Besa Kokëdhima vjen me mjaft surpriza…

Besa Kokëdhima është zhvendosur prej disa kohësh në Paris, ku po punon për albumin e saj të parë ndërkombëtar në gjuhën angleze. Në “Top ShowMagazine”, këngëtarja tregoi se është nën menaxhimin e një kompanie franceze dhe deri më tani ka gati 3 materiale të përfunduara.

“Po bëj muzikë në gjuhën angleze. Duhet ta kisha bërë më përpara. Kemi punuar në 3 materiale dhe kam gati gjashtë deri në shtatë demo. Nuk jam larguar nga muzika pop modern. Por nuk dua të flas shumë për të, jam person supersticioz. Po ndodhi, ndodhi”, është shprehur Besa.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com