Lajme

05 May 2017

Beyonce acarohet me fansat, e akuzojnë për aplikim të botoksit

Shtatzania e dytë e fitueses së shumë çmimeve Grammy duket se nuk po shkon aq mirë. Pas lodhjes trupore që e pengon atë të kryejë detyrat e saj si nënë dhe si bashkëshorte duket se po i ul edhe vetëvlerësimin.

Vetëm pak orë më parë duket se Beyonce i është nënshtruar një proçedure botoksi për të fryrë buzët dhe kjo ka rënë menjëherë në sy gjatë një daljeje të saj në publik.

Fansat e kanë vënë menjëherë re ndryshimin dhe janë shokuar nga ky vendim i papritur i këngëtares dhe janë shprehur se Beyonce është një nga ato artiste të cilat nuk kanë nevojë për asnjë ndërhyrje aq më pak gjatë një shtatzanie.

Por menjëherë 35-vjecarja dhe stafi i saj ka reaguar duke u shprehur se ajo nuk i është nënshtruar asnjë ndërhyrjeje por buzët e fryra janë pasojë e shtatzanisë. Ajo ka treguar se i gjithë trupi i saj ndihet i fryrë, ka probleme me tretjen e ushqimit me mishërat e dhëmbëve, e të tjera probleme.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com