Beyonce dhe Jay-Z për Halloween si Biggie dhe Lil Kim, ja reagimi i reperes
Lil Kim ka reaguar pas publikimit në rrjete sociale të veshjeve për Halloween të Beyonce dhe Jay-Z. Këta të fundit kishin zgjedhur të visheshin si çifti i njohur i hip hop-it, Notorious B.I.G. dhe Lil Kim në festën e organizuar nga Kelly Rowland. Diva Beyonce publikoi në adresën e saj në Instagram fotot me 5 veshjet identike me ato të reperes. Përpos veshjes i gjithë look-u ishte i kuruar në detaj që t’i ngjante sa më shumë atij të Lil Kim. Ndërkohë Jay-Z nuk kishte harruar detajin e bastunit .
“Kjo është kaq e adhurueshme dhe e bukur sepse Jay-Z dhe Biggie kanë qenë shokë. Ju dua Queen Bey dhe King Jay.”- shkruajti në postimin e saj Lil Kim.