Beyonce dhe Jay Z pushime super luksoze në Itali
Beyonce dhe Jay-Z, bashkë me dy binjakët Rumi dhe Sir, kanë vendosur të bëjnë disa ditë pushim dhe kanë zgjedhur si destinacion ideal Italinë. Familja e njohur po pushojnë jo në hotel, por në një jaht super luksoz, që ka pishinë, palestër dhe gjithçka tjetër. Ata duken krejtësisht të lumtur dhe të relaksuar pas performancës madhështore në Nice të Francës.