Lajme

28 August 2018

Beyonce dhe Jay-Z vendosin të japin bursa për studentët në nevojë

Beyonce dhe reperi Jay-Z, edhe këtë vit kanë vendosur të vazhdojnë me traditën e tyre për të dhënë bursa për studentët në nevojë. Ata do të japin 100 mijë dollarë për secilin nga 11 studentët me fat për vitin shkollor 2018-2019.

Studentët do të zgjidhen nga qytetet ku është mbajtur turneu muzikor i dy këngëtarëve, “On The Road II”, si Atlanta, Orlando, Miami, Arlington, New Orleans, Houston, Phoenix, Los Anxhelos, San Diego, Santa Clara dhe Seattle.

Ata do të përzgjidhen në bazë të meritës akademike dhe nevojës financiare. Pasi të zgjidhen, 100 mijë dollarë do t’i akordohen secilit për shpenzimet e kolegjit.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com