Beyonce promovon librin ,që shoqëron albumin e saj LEMONADE
Beyonce ka promovuar librin e saj, “How to Make Lemonade”, që shoqëron albumin e saj të fundit.Libri përmban 600 faqe dhe sjell fotografi nga incizimi i albumit, ndërsa botimi është i kufizuar.Përveç fotografive nga incizimi i albumit “Lemonade”, në këtë libër ndodhen edhe fotografi familjare të këngëtares me Jay Z dhe vajzën Blue Ivy.Ky libër përfshin temat dhe frymëzimin për albumin e fundit të Beyonce, si edhe i ka të shkruar tekstet e këngëve.Duke qenë se albumi “Lemonade” është njëri prej më të suksesshmëve në karrierën e këngëtares, pritet që edhe libri të ketë sukses të madh në shitje.Libri del në treg nga fundi i verës dhe do të kushtojë 300 dollarë.