Beyonce pushime luksoze me familjen, poston foton e ëmbël me binjakët e saj
Kanë kaluar pothuajse mbi një vit që nga lindja e binjakëve Rumi dhe Sir Carter, por Beyoncé nuk ka ndarë shumë foto të binjakëve me fansat e saj.
Së fundmi, Beyonce i surprizoi fansat e saj me foton e adhurueshme të binjakëve përmes Snapchatit duke zbuluar se fotoja ishte realizuar gjatë turit të saj. Vajza e saj Rumi shfaqej duke qeshur ndërsa Sir teksa kishte kapur dorën e saj.
Beyonce ka edhe një vajzë tjetër Blue Ivy, 6 vjeç. Ndërsa mbante fëmijët e saj në krahë ajo kishte fshehur barkun e saj, gjë nga e cila fansat përforcuan dyshimet se Beyonce është në pritje të fëmijës së saj të katërt.
Beyonce dhe familja e saj janë duke kaluar pushime tejet luksoze mjafton të shohim jahtin me të cilin janë duke udhëtuar. Jahti i tyre është krijuar për të qënë nga më spektakolarët. Më poshtë mund të shihni luksin brenda jahtit të tyre: