Lajme

25 December 2018

Big Mama: Burrin duhet ta marr basketbollist

Big Mama ka qenë kohët e fundit tejet e përfolur për linjat trupore që i ka fituar pas ndërhyrjeve kirurgjike.

Ajo me këtë rast kishte deklaruar se pas ndryshime fizike, ka filluar të jetojë një jetë që e meriton.
Megjithatë, tashmë bukuroshja ka filluar të mendojë edhe për një të dashur, ku ndër të tjerash ka pohuar se disa miq kanë filluar t’i shkruajnë mesazhe dashurie.

Së fundi, këngëtarja ka qëndruar në shtetin turk ku po realizon disa emisione televizive.
Ajo përmes llogarisë personale në Instagram ka treguar se ka takuar dy basketbollistë shqiptarë që luajnë në Turqi.

“Për herë të parë me duket vetja e vogël definitivisht duhet me gjet burrë basketbollist . Kam kënaqësinë që jam në mesin e këtyre dy djelmoshave njëri me prejardhje nga Kosova, tjetri nga Maqedonia. Kanë shënuar sukses të madh ne fushën e basketbollit në Turqi. Krenar me ju djema Samet Erdigeyik dhe Kenan Sipahi”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

View this post on Instagram

❤️ @jusufeminn @iamneira

A post shared by Big Mama™ (@bigitos) on

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com